Diego Simeone beson te kualifikimi në Gjysmëfinale të Champions League. Skuadra që drejton ai, Atletico Madrid u mund në çerekfinalen e parë 1-0 nga Manchester City, teksa nesër do kërkojë përmbysjen. Trajneri argjentinas ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka treguar edhe “recetën” që ka gati për nesër. Ai thotë se mënyra më e mirë sesi mund të luash ndaj “Qytetarëve” është me kundërsulme.

“Sa i përket ndeshjes së kthimit, do të provojmë të bëjmë gjërat që dimë të bëjmë më mirë, të dalim më shpejt në kundërsulm dhe të shpresojmë në një mbrëmje të mirë të futbollistëve tanë kyç. Gjithçka mund të ndodhë në një mbrëmje” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb