TIRANE– Bashkëkryetari socialist i komisionit për Reformën Zgjedhore Bledi Çuçi ka deklaruar ditën e sotme se Partia Socialiste është gati për depolitizimin e plotë të komisioneve zgjedhore.

Ai është shprehur se brenda vjeshtës pritet që të përfundojnë amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Sakaq, Çuçi është ndalur tek çështja e votimit elektronik, duke u shprehur se në zgjedhjet vendore të 2019 mund të zbatohet si projekt pilot në disa bashki të vendit.

Sa i takon votimit të emigrantëve, deputeti socialist tha se kjo parashikohet vetëm për zgjedhjet parlamentare.

“S’ka sfond politik për ndryshim të sistemin zgjedhor. PS gati të ndryshojë Kodin Zgjedhor për garantimin e përfaqësimit gjinor në lista, 30 % gra”, u shpreh deputeti Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb