Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i bën apel partive politike që të dakordohen sa më parë për krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu ai rithekson se duhet të nisë sa më parë puna për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërsa shton se zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg dhe se data e parë e mundshme është 16 prill 2023 , ndërsa data e fundit 14 maj 2023.

Mesazhi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për partitë politike:

Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore.

KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Data 14 Maj 2023 është data e fundit.

Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb