Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  mosderektimin e Sandër Lleshit në postin e ministër të Brendshëm. Nga Korça ai tha se “rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama, është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale”.

Kryedemokrati u shpreh se “Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama”.

“Një gjë është e sigurt që lëvizja e ardhshme, në atë që nuk është lojë shahu, është dhe do te jete vetë largimi i kryeministrit Rama. Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale.

“Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësia për këtë është se vendi është një organizate kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën”, u shpreh ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb