Regjisori franko-maroken Nabil Ayouch ka realizuar “ëndrrën e tij të fëmijërisë” me pjesëmarrjen për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Në moshën 52-vjeçare, Nabil Ayouch bëhet regjisori i dytë maroken i zgjedhur për në takimin e madh të kinemasë botërore, pas Abdelaziz Ramdani, me “Shpirtra dhe ritme” në 1962.

“Haut et fort” (Me zë të lartë dhe të fortë), filmi i tij i shtatë me metrazh të gjatë, ndjek një grup adoleshentësh të apasionuar pas kulturës hip-hop.

“Këta të rinj kanë kaq shumë gjëra për të treguar, por jo mjetet për ta bërë këtë”, shpjegon kineasti.

Ayouch shprehet se ndihet “i lumtur”, por edhe “i frikësuar” që ndodhet në Kanë përkrah yjeve të kinemasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb