Regjistrohen 1171 raste pozitive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se testit i janë nënshtruar 7 932 persona, ndërkohë që incidenca e rasteve pozitive është ulur në rreth 14 %.

Teksa rastet pozitive janë ulur, vdekshmëria është rritur krahasuar me ditët e kaluara. Sot janë shënuar 10 viktima, dje kanë qenë 4, ndërsa pardje vetëm 2.

Aktualisht numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 012. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se 204 persona janë shëruar, ndërsa rastet aktive në vend kanë rritur në 9 168.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb