Kroacia ka regjistruar një numër rekord të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 219 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë, 3 persona kanë ndërruar jetë.

Rekordi u thye edhe sa i përket numrit të rasteve aktive, i cili tashmë është 1520.

Ndërkohë, 168 persona vdiqën dhe 5386 u shëruan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: