3,840 raste aktive janë regjistruar me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste.
Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anti-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: