73 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 9.572 raste të reja janë regjistruar në Turqi.
Raportohet se numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 2.674.766 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.358.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rreth 6.210 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2.546.503 milionë.

Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: