Raketa më e fuqishme e lëshuar në hapësirë nga Kina është rrezuar në Oqeanin Paqësor ditën e djeshme.

Lajmin e bëri të ditur NASA, duke raportuar se mbeturinat nga raketa Long March 5B u rihyn në atmosferën e Tokës mbi Oqeanin Paqësor jug-qendror në orën 04:01.

Kjo nuk është hera e parë që Kina lëshon raketë ruletë, e cila u lejua të arrinte në orbitë pa një sistem për ta drejtuar atë përsëri në një vend specifik në Tokë.

Në fakt kjo ishte rihyrja e katërt e pakontrolluar që nga viti 2020. Kujtojmë që gjatë muajit korrik, një bërthamë prej 25 tonësh Long March 5B u rrëzua mbi Oqeanin India.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: