Me shpresën për të shpëtuar një sezon deri tani zhgënjyer Manchester United vendos një rekord në merkaton e janarit, duke bërë blerjen më të shtrenjtë në këtë sesion të tregut të transferimeve. Prej javës në tratativa, “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen me Sporting Lisbona, që sjell në Premier League Bruno Fernandes.

Skysports Bruno Fernandes Sporting Lisbon 4904539
Skysports Bruno Fernandes Sporting Lisbon 4904539

Mesfushorit portugez ishte në shenjestrën e shumë klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës, por Manchester United ka mundur të gjithë rivalët, duke paguar rreth 80 milion euro për kartonin e tij. Kjo është shifra më e lartë e shpenzuar në këtë merkato dimri, ndërsa mediat angleze kanë zbuluar edhe detajet e tjera financiare të këtij operacioni. Kështu, Bruno Fernandes do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të fitojë 6 milion euro në sezon.

Ole Gunnar Solskjaer Wants Maxi Gomez Signed In The Summer 1234810
Ole Gunnar Solskjaer Wants Maxi Gomez Signed In The Summer 1234810

Futbollisti do të zhvillojë të enjten testet mjekësore, përpara firmës dhe prezantimit zyrtar si lojtari më i ri i Manchester United. Një blerje e rëndësishme, që i jep më shumë alternativa Ole Gunnar Solskjaer në misionin e skuadrës së tij për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Një objektiv aspak I lehtë, pasi “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e pestë me gjashtë pikë më pak rivalët direktë të Chelsea.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb