FRANCE

Franca ka regjistruar numër rekord rastesh ditore me COVID-19. Në bazë të të dhënave të autoriteteve shëndetësore në vend, në 24 orë e fundit u konfirmuan mbi 30 mijë raste me koronavirus më saktë, 30.621.

Po ashtu, në 24 orë, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 88 qytetarë. Kryeministri Jean Castex, në një postim në Tëitter u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.

“Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”

Edhe Britania e Madhe ka regjistruar 18.980 raste të reja me koronavirus në një ditë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në krahasim me ditën e djeshme numri i raste më COVID-19 është ulur.

Ndërkohë raportohet se 138 persona kanë humbur jetën, ndërsa theksohet se shifrat po vijnë në rritje. Gjithashtu bëhet me dije se numri i shtrimeve në spital po rritet me 15 % në ditë.

Shtimi i ndjeshëm i rasteve me koronavirus në ditët e fundit ka bërë që një nga rajonet më të goditura të Italisë, ai i Campania të rikthejë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Presidenti i rajonit, Vicenzo de Luca, i detyruar dhe nga shifrat e infektimeve, vendosi të mbyllë deri më 30 tetor të gjithë aktivitetin shkollor në Campanja.
Italia ditën e sotme ka regjistruar 8804 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve të reja ditore që nga nisja e pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: