Më shumë se 80 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Iran. Gjithashtu autoritet bëjnë me dije se deri tani 30 persona rezultojnë të zhdukur, ndonëse thuhet se shifrat mund të jenë më të larta.

Qindra qytete dhe fshatra janë prekur nga reshjet e dendura të shiut. Një vend kryesisht i thatë, por Irani po përballet me përmbytje të shpeshta të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Teherani ishte më i prekur, me 35 të vdekur, ndërsa në Mazandaran, në veri, 20 persona janë ende të zhdukur,.

Sipas Qendrës Meteorologjike iraniane, veriu dhe jugu i vendit pritet të goditen nga reshje të reja në ditët në vijim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: