Bie në pranga reperi i njohur amerikan, Nelly, pasi akuzohet për dhunë ndaj një gruaje. Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka akuzuar reperin 42-vjeçar për dhunë ndaj saj.

Nelly u arrestua nga policia në Washington, gjatë një turneu muzikor pas akuzës nga një fanse.

Lajmi raportohet nga TMZ, ndërsa Nelly akuzohet për dhunë të shkallës së dytë dhe është dërguar në paraburgim.

Kjo nuk është hera e parë që Nelly ka probleme me ligjin, pasi në prill të vitit 2015, ai ra në pranga pasi policia e ndaloi me drogë dhe armë gjatë një turneu të tijin muzikor.

Reperi ka reaguar me anë të një mesazhi pas lirimit në procedim të rregullt. “Jam tronditur pasi kam qenë në shënjestër të një gënjeshtre. Jam i bindur se sapo të shikohen faktet, do të jetë shumë e qartë se unë jam viktimë e një pohimi të rremë”, tha Nelly, i cili është liruar në procedim të rregullt, raporton tg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: