Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të natës kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Vlorës.

Janë të shumtë qytetarët që dërgojnë video të regjistruara në rrugët kryesore të qytetit, por gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb” se situata është më problematike në rrugën që lidh Vlorën me Nartën.

Sipas tij, kjo rrugë është përmbytur në pjesën më të madhe të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb