ELBASAN

Emergjencat Civile të Prefekturës Elbasan bëjnë me dije se në qarkun Elbasan gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë-Thanë në Pishkash dhe tek Kthesa e Murrashit ka pasur rënie inertesh gjatë natës. Janë marrë masat nga firmat kontraktuese dhe është normalizuar situata. Qarkullimi nuk është ndërprerë, dhe vazhdon normalisht.

Gjithashtu edhe në aksin rrugor Gramsh-Moglicë në vendin e quajtur Bratilë, ka pasur rënie të inerteve të cilat me ndërhyrjen e firmës kontraktuese janë pastruar.
Nuk kemi probleme ne furnizimin me energji elektrike.

Janë porositur strukturat e emergjencave në bashki dhe degët territoriale të jenë në gatishmëri për ndonjë situate që mund të vijë nga situata e motit këto ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: