KUKES- Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, ka reaguar ditën e sotme për situatën e krijuar në zonat verilindore të vendit si pasojë e reshjeve të shiut dhe stuhisë. Duke folur për “News 24” është shprehur se situata në Kukës është e rënduar, si pasojë e dëmeve të mëdha që kanë shkaktuar erërat e forta.

Hajdarmataj u shpreh se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash, duke lënë të bllokuara disa zona.

“Atyre u janë dëmtuar çatitë e banesave, dhe disa prej tyre kanë rrezikuar t’u shemben banesa. Disa banorë do të ngelen pa ushqim si pasojë e situatës së reshjeve, pasi kanë ngelur të bllokuar. Po kështu mungon energjia elektrike”, tha deputetja Mimoza Hajdarmataj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb