Nga: ZONJA VJOLLCA*
200 gr gjalpë fshati
500 gr sheqer të bluar
4 kokrra vezë të freskëta
800 gr miell misri
1-2 lëvozhga veze me finj

Shkrijmë gjalpin dhe e lemë të ftohet pak sa të na e durojë gishti i dorës nxehtësinë, shtojmë sheqerin dhe e rrahim me lugë druri derisa gjalpi dhe sheqeri të marrin një trajtë kremoze dhe sheqeri të jetë tretur plotësisht. Më pas shtojmë vezët një e nga në me intervale 3 minutëshe nga njëra-tjetra. Vazhdojmë trazimin duke shtuar dhe finjën, më pas shtojmë miellin pak e nga pak duke vazhduar trazimin me lugë druri pa ndërprerje.
Lyejmë tavën me gjalpë, shtojmë brumin në të dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 45 – 50 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: