Një qytetar pjesë e protestës në Sheshin “Skënderbej” ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike dhe sociale në vend, duke bërë deklarata të forta për qeverisjen dhe historinë e Shqipërisë.

Duke folur nga sheshi, ai tha se Shqipëria është një vend me vlera të mëdha, por sipas tij është dëmtuar nga ndërhyrjet dhe ndikimet e jashtme ndër vite.

“Për 500 vite turku na ndërroi fenë, Rama na ndërroi kombin. Ky është vendi më i bukur në botë, por ka mallkim. Që nga viti 1940 e komandojnë sllavët, serbët. Kosova është 100 vite para nesh, edhe pse ka vetëm 20 vite shtet. Ju përgëzoj si televizion”, u shpreh qytetari.

Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej 67 ditësh, ku pjesëmarrësit shprehen kundër qeverisë dhe kërkojnë ndryshime politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb