Në vetëm 12 muaj, nga një hero, Krzysztof Piatek e sheh vetëm mes vërshëllimave dhe me “valixhe” në duar. Polaku erdhi në janar të 2019 me statusin e shpëtimtarit, njeriut gol, një transferim i rëndësishëm që i kushtoj arkave të Milanit 35 milion euro plus bonuse. Pas një fillimi shpërthyes, “pistoleta” shkrepi gjithnjë e më pak duke detyruar kuqezinjtë të futen në merkato duke blerë një 38 vjeçar si Ibrahimovic.

Piatekk
Piatekk

Drejtuesit e Milanit por dhe vetë lojtari janë të bindur se ka ardhur momente të ndahen. Milan ka nevojë për para ndërsa Piatek për një rinisje. Pistat në Serie A që e shihnin tek Roma apo tek Genoa janë zbehur, për momentin Premier League duket destinacioni më i mundshëm me West Ham që qëndron në pritje.

Paqueta
Paqueta

Jo vetëm Piatek, drejtë largimit të sigurt duket edhe Paqueta, një tjetër lojtar i ardhur në janar të 2019, sëbashku me Piatek i kushtuan Milanit 70 milion euro. Fantazisti brazilian është totalisht jashtë forme dhe jashtë pritshmërive duke i vënë vulën një revolucioni të dështuar të nisur një vit më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: