Me çështjen Euro2020 të arkivuar për vitin e ardhshëm tani secila federatë është duke punuar për të kompletuar kalendarin për pjesën e mbetur të sezonit menjëherë me rinisjen e aktivitete, kur emergjenca koronavirus të ketë rënë.

Sa i takon situatës në Premier League, sipas asaj që shkruan “The Sun”, 20 klubet e kategorisë po studiojnë një kalendar që të çojë në zhvillimin me dyer të mbyllra të 9 ndeshjeve brenda muajit qershor dhe me një program shumë ndryshe me atë që u tha në fillim.

Projekti parashikon që ndeshjet të luhen në stadiume neutrale, pa tifozë dhe me ndeshjet e kampionatin që do të zhvillohen çdo tre ditë. Gjithashtu, ndeshjet do të jepen pa pagesë në tv në mënyrë që tifozët të ndjekin skuadrat e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb