Një foto dhe një koment i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook aty ku është mjaft aktiv edhe me publikimet e denoncimeve të qytetarëve, ka nxitur këngëtaren Rezarta Shkurta, njëherësh bashkëshorten e nipit të Enver Hoxhës të reagojë.

Në një nga postimet e tij, Berisha kishte nxjerrë një foto të Ermal Hoxhës, bashkëshortit të Rezartës dhe laboratorin e kokainës në Xibrakë, SI pjesë e së cilit ai u arrestua e bëri burg.

Berisha shkruante përbri fotos: ‘Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg’. Më tej ish-kryeministri shtonte se nipi i diktatorit është një narkotrafikant i lënë i lirë.

  • foto galeri

Kaq ka mjaftuar, që Rezarta Shkurta, t’i përgjigjet me një ‘Instastory’ të ashpër: “Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por meru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg’.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb