Në seancën e sotme plenare në Kuvend nga ana e tij, Tritan Shehu u shpreh se ka një shkelje të rregullores për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, duke i tërhequr vëmendjen kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës.

“Takimi me atin e Shenjtë shpresoj të ketë qenë i dobishëm. Pata një diskutim për zbatimin e rregullore me nënkryetaren e Kuvendit.  Kemi depozituar kërkese për nocion me debat për një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë kanë kaluar 9-10 ditë dhe nuk ka asnjë sinjal. Kjo është shkelje e rregullores. Edhe kur kryetarja është në takime të rëndësishme ka të tjerë që caktohen. Dua të tërheq vëmendjen tuaj se jemi para një shkeljes së rregullore. Kjo është një çështje që lidhet me aktualiteti, të kaluarën dhe domosdoshmërinë  e njohjes së krimeve.”, tha ai.

Më herët*

Sot seanca plenare në Kuvend.

Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Gjithashtu do të miratohen emrat e deputetëve që do të angazhohen për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

 

Kuvendi

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhërit nr. 51, datë 7.6.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 6.6.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
  2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
  3. Interpelancë me Ministrin e Kulturës znj. Elva Margariti kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
  4. Raporti i veprimtarisë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021. (Neni 14 i ligjit nr. 9572/2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga titullari – jo më shumë se 20 minuta Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës
  5. Për miratimin e aktit normativ nr.9, datë 11.5.2022 “ Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Veprimtarinë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  6. Projektligj “Për ratifikimin e marrёveshjes së huas, ndёrmjet Republikёs sё Shqipёrisё dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  7. Projektvendim “Për zgjedhjen e z. Albert Nikolla si anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, neni 111 i Rregullores së Kuvendit, gërma “b”, e pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ishSigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”)
  8. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, gërmat “a”,”c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 8 dhe nenit 9, të ligjit nr.45/2015“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, pika 2, gërma ç)
  9. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, gërmat “a”,”c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 8 dhe nenit 9, të ligjit nr.45/2015“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, pika 2, gërma ç)

10.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, gërmat “a”,”c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 8 dhe nenit 9, të ligjit nr.45/2015“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, pika 2, gërma ç)

11.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit”. (Neni 78 i Kushtetutës, gërmat “a”,”c” dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 8 dhe nenit 9, të ligjit nr.45/2015“Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, pika 2, gërma ç)

12.Projektvendim “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore”. (Neni 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit) 13.Projektvendim “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën AdministrativoTerritoriale në Republikën e Shqipërisë”. (Neni 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit) 14.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: