Deputetja Mimi Kodheli ka ftuar deputetët të votojnë rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Ajo ka thënë se kjo rezolutë është në përputhje me atë të miratuar nga SHBA dhe BE, duke shtuar se Shqipëria si anëtare e NATO-s është në anën e drejtë të historisë.

“Sot është një ditë e veçantë për Kuvendin. Dua të falënderoj të gjithë grupet parlamentare që në mënyrë të njëzëshme, përtej çdo diskutimi të drejt lidhur me shtesa apo pakësimi të tekstit, në parim, jemi pro kësaj rezolute. Dënojmë agresionin e Federatës ruse ndaj një vendi të pavarur të Ukrainës. Dua t’ju falënderoj nga zemra për gjithçka keni bërë dhe kemi parë siç meriton dinjiteti i këtij Kuvendi dhe i shqiptarëve. Dua t’ju siguroj që kjo rezolutë është në mënyrë mbështetëse të rezolutës së SHBA, mbi agresionin rus referuar akteve ndërkombëtare.

Kjo është rezolutë që patjetër mban brenda garancitë e sigurisë, e është uniformë me Parlamentin Evropian. Është në unanimitet me qëndrimet e vendimet me SHBA-në e BE-në. Shqipëria si vend i NATO-s mban qëndrime të drejta, sepse jemi në anën e drejtë të historisë. Duke iu falënderuar edhe njëherë për çfarë bëni dhe po bëni për vendimmarrje të drejta, ju ftoj ta miratoni këtë rezolutë”, tha Kodheli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb