TIRANE

Reperi i njohur Stresi rezultoi pozitiv me koronavirus pak ditë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë reperi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Teksa tregoi se menjëherë do të vetëizolohej, ai këshilloi dhe ndjekësit e tij të bënin kujdes. Mirëpo, duket se këto fjalë nuk i ka vënë në zbatim, pasi ai jo vetëm nuk është izoluar, por është shoqëruar me persona të tjerë, duke rrezikuar kështu përhapjen e virusit.

Për më tepër reperi ka treguar se ka qenë dhe i pranishëm në një festë ditëlindjeje gjatë mbrëmjes së djeshme. Në një postim në llogarinë e tij, fansat me të drejtë e kanë pyetur lidhur me virusin. A s’duhet të ishte i izoluar?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: