Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha e dushqe në Peshtan të Fierit. Burime informacioni nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe ka erëra të forta që ndihmojnë përhapjen e zjarrit.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri.

Kreu i zjarrfikëseve Fier, Zija Hyka ka pohuar se situata është shumë e vështirë. Tre grupe zjarrfikëse janë ne terren. Po kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikëseve të Patosit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se zjarri po përhapet me shpejtësi ne një sipërfaqe te gjerë e mund të dal në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vendin e quajtur “Qafa e Shkozës”.

Nëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë. Terreni është shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

Lidhur me rastin në fjalë nga blutë e fierit u vendos në pranga edhe një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin. Situata e zjarreve bëri që kreu i bashkisë së Fierit të thërras në një takim krerët e policisë, inspektorët e zonave dhe drejtues të tjerë duke kërkuar angazhim maksimal për shmangien e situatave të tilla, e gatishmëri për përballimin e situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb