Man.United dështoi sërish të Champions League ndërsa prezenca e tyre sezonin e ardhshëm në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh mbetet në dyshim. Drejtuesit e “djajve të kuq” po përgatiten për një tjetër revolucion me shpresën që të rikthehen konkurrues në Evropë.
Sipas Mirror, drejtuesit e klubit po planifikojnë të bashkojnë në “Old Traford” dyshen Pochettino-Harry Kane, një dyshe që dërgojë “gjelat” deri në finalen e Champions League në vitin 2019.

E sigurt është që Rangnick do të largohet në fund të sezonit, më saktë do të kalojë si këshilltar i klubit, ndërsa mbeten në kërkim edhe të një sulmuesi pasi nuk është e sigurt nëse Ronaldo do të qëndrojë. Me këtë lëvizje dyshe, United shpreson ti jap fund një herë e mirë probleme.
(BalkanWeb)