Nga OLA MITRE*

TIRANE – Qendra Kombëtare e Edukimit në vazhdim ka rifreskuar emrat e mjekëve, të cilët kanë përmbushur detyrimet për programin e riçertifikimit. Kjo do të thotë se ata nuk do të jenë objekt i penalizimeve që parashikon vendimi nr. 295, datë 08.07.2014, i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi kanë plotësuar numrin e kërkuar të krediteve në harkun kohor 5-vjeçar (2010-2014). Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” publikon të plota listat me emrat e mbi 4000 profesionistëve të shëndetësisë ndërkohë që mjekët që nuk e gjejnë emrin në to, kanë kohë deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti për të përmbushur detyrimet. Programi i riçertifikimit parashikon se mjekët në total duhet të grumbullojnë 150 kredite. Ndërkohë që, sipas vendimit të Beqajt, atyre profesionistëve, që në përfundim të ciklit të parë kanë 0 kredite, vendi i punës iu bëhet vakant dhe iu pezullohet licenca, ndërsa që prej ditës kur njoftohen nga QKEV, drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë përgjegjësinë për shpalljen e vendit vakant.Këta profesionistë rifitojnë të drejtën për t’u punësuar dhe licencuar vetëm pas dhënies…

(Lexo më shumë bashke me listen e plote në numrin e sotshëm të Gazetës Shqiptare)
(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb