Biznesmeni i njohur britanik, Richard Branson ka fluturuar këtë të dielë në kufi të hapësirës, duke përmbushur kështu një nga ambiciet e tij më të mëdha.

Ai u nis me raketën e kompanisë së tij “Virgin Galactic”, drejt hapësirës deri në lartësinë kur qielli bëhet i zi dhe horizonti i Tokës nis të përkulet në distancë.

Branson u shpreh se pas kësaj eksperience, së shpejti do ta shndërrojë këtë në një biznes që do synojë dërgimin e turistëve në hapësirë.

Një udhëtim në hapësirë me këtë kompani do të kushtojë rreht 250,000 dollarë.

Branson nuk është i vetëm në këtë udhëtim, por ai u shoqërua nga dy pilotë dhe tre pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Virgin Galactic e transmetojë LIVE këtë event. “Ky është një moment i madh për Virgin. Është një moment i madh për industrinë hapësinore komerciale. Por edhe një moment i madh për Sir Richard Branson, që po tregon se nëse ndjek ëndrrat, mund të kesh një impakt të madh në botë. Sot ne hapim rrugën drejt hapësirës për të gjithë. E imagjinon dot të jesh aty lart dhe të shohësh poshtë në Tokë, duhet të jetë një ndjesi e mahnitshme”, tha Ceo i kompanisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb