MIAMI– Këngëtari portorikan, Ricky Martin njoftoi në rrjetet sociale se albumi i tij i ardhshëm “A quien quiera escuchar” do të dalë në treg në muajin shkurt.

“Do të doja thjesht t’u njihja me titullin albumit tim të ardhshëm që do të dalë më 10 shkurt”, theksoi këngëtari në një video të postuar në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram.

“‘Albumi i ri i titulluar ”A quien quiera escuchar”’, deklaroi Ricky Martin në këtë mesazh të publikuar në anglisht dhe spanjisht.

“Viti i ardhshëm do të jetë shumë interesant, me shumë muzikë, festa dhe momente romantike”, vijoi interpretuesi i “La Copa de la vida”, “Maria” dhe “Livin’ la vida loca”.

Ricky Martin, 42 vjeç, e filloi karrierën 30 vjet më parë dhe ka shitur disa milionë albume.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: