Ricky Martin ka folur rreth vendimit të tij për të zbuluar publikisht se ai është homoseksual dhe i ka besuar të atit, i cili e ka inkurajuar atë për të bërë, duke shkuar kundër këshillave të rrethit të tij.

Në vitet e hershme të karrierës së tij, artisti u bë një simbol seksi për gratë që dëgjonin muzikën e tij dhe ndiqnin koncerte, pa i kushtuar shumë vëmendje identitetit të tij seksual – diçka për të ai kurrë nuk la të kuptohej para se të dilte hapur si gay.

Në fakt, për vite ai e fshehu identitetin e tij seksual, sepse kishte frikë se publiku nuk do ta pranonte dhe ai mund të humbiste kontaktet me njerëzit që dëgjonin muzikën e tij.

“Kam humbur shumë energji duke u përpjekur të manipuloj seksualitetin tim”, tha artisti duke folur në “Andy Cohen Live” në Sirius XM.

Në atë kohë, ekipi i tij e paralajmëroi për rreziqet e daljes si homoseksual.

“‘Mos e bëj, do të të shkatërrojë karrierën. Mos e bëj, do të të shkatërrojë karrierën. Pse ta bësh? Nuk është e nevojshme'”, tha Martin duke dhënë shembuj se si u përpoqën ta bindin. “Të gjithë rreth teje e dinë, bota nuk ka nevojë ta dijë. Miqtë e tu e dinë, familja jote e di”. Ata nuk e kuptuan rëndësinë e saj.”

Në të njëjtën intervistë me Cohen, ai ka rrëfyer se personi që e ndihmoi të hidhte hapin kryesor në këtë rrëfim ishte babai i tij, Enrique Martin Negroni.

Ai e ndërmori hapin pasi Martin u bë baba nëpërmjet surrogacisë, nga erdhën në jetë djemtë e tij binjakë, Valentino dhe Matteo, të cilët tani janë 15 vjeç.
Ka qenë babai i tij, me profesion psikolog, ai që e ka ndihmuar të vendosë për të hedhur hapin, sepse mendonte se djali i tij nuk mund të bëhej baba duke jetuar një gënjeshtër.

“‘A do t’i mësosh fëmijët e tu të gënjejnë? Duhet të jesh i pastër. Duhet të jesh i hapur. Më trego për çfarë ke nevojë, unë dua të të ndihmoj. Si mund ta bëjmë këtë?”, tha Martin, duke kujtuar se çfarë i tha babai i tij.

Pikërisht në atë moment, në vitin 2019, ai publikoi letrën në të cilën doli hapur.

“Të shkruaj këto rreshta është qasja ndaj paqes sime të brendshme, një pjesë jetike e evolucionit tim. Sot e pranoj homoseksualitetin tim si një dhuratë që më ka dhënë jeta. Ndihem i bekuar që jam ky që jam,” shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: