Ricky Martin ka treguar se njeriu që e shtyu të fliste hapur për identitetin e tij seksual ishte babai i tij.

Gjatë një interviste në “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtari 52-vjeçar pranoi se më në fund u hap për jetën e tij personale në vitin 2010 pasi babai i tij, Enrique, i dha këshilla.
Siç ka theksuar në raportimin e tij, babai i tij i kishte thënë: “Çfarë do të bësh, a do t’i mësosh edhe fëmijët të gënjejnë? Duhet të jesh i hapur. Duhet të zbulosh veten. Unë dua të të ndihmoj, por si mund ta bëjmë këtë”.

Përgjigja ndaj babait të tij atëherë ishte: “Mirë, babi. Më jep pak kohë. Nuk di si ta bëj. Nuk e di nëse do të bëhet përmes një interviste. Nuk e di nëse dua të shkruaj një letër dhe ta postoj në Twitter. Nuk e di”.

Jo shumë kohë më parë, Martin i ishte referuar sërish daljes që kishte bërë rreth 14 vjet më parë. Ylli i popit portorikan kujtoi se para se të dilte, edhe miqtë e ngushtë e paralajmëruan se nëse zbulonte se ishte homoseksual “do të ishte fundi i karrierës së tij” diçka që ai e ka përmendur në të kaluarën.

Ai tha për revistën GQ: “Unë isha njeriu i vitit me ‘Livin’ la Vida Loca’ dhe më pas iu referova një marrëdhënieje që kisha me një burrë gjatë asaj kohe, duke thënë: “Ishim 20 vjeç. I thashë se do të hiqja dorë nga të gjitha, do të shkoja në Evropë dhe do të ishim bashkë. Ai më thotë ‘rruga jote është e qartë. Unë shoh të ardhmen tënde. Të dua, por ne nuk mund ta bëjmë këtë’.

Në të njëjtën bisedë, ylli 52-vjeçar thote:“Nuk ka dritë në tunel. Sa herë që shoh një adoleshent të dalë, them: ‘Ti je shumë me fat, sepse nuk duhet të përballesh më me këtë.’ ‘Mbaje sekretin.’

Sepse vetëm po të ishit në vendin tim, do ta kuptonit se çfarë po kaloja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: