PUKE- Rifillojnë sërish reshjet e borës në Pukë, ndërsa temperaturat shënojnë -17 gradë celsius.

Nga të dhënat e siguruara nga ‘BalkanWeb’, mësohet se të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Ndërkohë, situata ngelet problematike në rrugët e fshatrave, pasi ato janë të gjitha të izoluara.

Raportohet se reshjet e borës kanë rinisur dhe në qarkun e Dibrës. Po ashtu, moti i keq ka sjell probleme të mëdha dhe për qytetin e Bulqizës, pasi prej tre ditësh mungon uji i pijshëm. Bëhet e ditur se në rrugën Peshkopi-Tiranë, në disa segmente qarkullohet me zinxhirë.

‘Surprizë’ është fakti se pas shumë vitesh, reshjet e dëborës kanë nisur dhe në qytetin bregdetar të Sarandës, ndërsa një fenomen i tillë ishte regjistruar që në vitin 1985.

Ndërkohë në territorin e Mirditës, temperaturat e ulëta variojnë nga -18 gradë celsius deri në -22 gradë. Në Fan të Mirditës trashësia e dëborës arrin në 50-70 centimetër, ndërsa në Orosh bora ka arritur nga 4-40 centimetër.

Raportohet se e gjithë zona ka probleme me furnizimin me energji elektrike si pasojë e rrëzimit të shtyllave. Rrugët e Spaçit janë të bllokuara, ndërsa lumi Fan ka ngrirë në pjesët ku niveli i ujit është më i cekët.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: