Vjeshtën e kaluar Rihanna fantazonte për fustanin e saj të martesës. Këngëtarja, artistja, modelja, stilistja, ka një jetë të mbushur më kënaqësi, por në fund edhe ajo si shumë femra, ëndërron altarin. Gjatë një interviste kishte deklaruar që do i pëlqente të bashkëpunonte me John Galliamo, dizenjues dhe mik i saj i vjetër, për të krijuar fustanin më të rëndësishëm të jetës së saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por në janar marrëdhënia e Rihannës me miliarderin saudit Hassan Jammel mbaroi, pas tre vitesh së bashku. RiRi dhe Hassan kanë jetuar një histori dashurie të zjarrtë, me puthje pasiononte të cilat shpesh herë janë fotografuar nga paparacët edhe në publik, por edhe zënkat epike. Në eventet zyrtare ata nuk janë prezantuar asnjëherë bashkë dhe duket që pikërisht mbajtja larg mediave ka qenë çelësi për ta bërë të funksiononte lidhjen mes yllit të popit dhe pjesëtarit të një prej familjeve më të pasura të Arabisë Saudite.

Për momentin ëndrra e një martese përrallore ka rënë, por Rihanna pavarësisht kësaj nuk heq dorë nga dëshira e saj, për tu veshur nuse, ose më saktë për tu zhveshur. Ylli ka pozuar me të brendshme nuseje për fushatën e linjës së saj të të brendshmeve, Savage x Fenty.
Por kë do të ndezë vallë me këtë veshje? Flitet se pas Hassan, Rihanna nuk ka mbetur ‘duar lidhur’ dhe duket se ka pasur sërish një flirt me reperin A$AP Rocky. ‘Të dy po zbaviten bashkë’, kanë thënë miqtë e këngëtares.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb