Zyrtarët në Muzeun Madame Tussauds në Nju Jork kanë njoftuar se artistja fituese e Grammy Rihanna do të ketë një figurë të re dylli në muzeun e famshëm.

Figura prej dylli e këngëtares pop dhe R&B do të jetë me paraqitjen e saj ikonike në Met Gala 2018, ku u shfaq e veshur me një mini fustan pa rripa me gurë të qëndisur, një pallto të gjatë me jakë dhe një rrip të gjerë perle në bel.

Një prekje moderne janë dritat LED që ndriçojnë dhomën Glow Gala ku do të vendoset figura e dyllit. U deshën gjashtë muaj për të krijuar figurën, sipas një njoftimi për shtyp të Muzeut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: