‘Dita e San Valentinit është për mua… por ju mund të shikoni’, shkruan Rhanna në Instagram, duke ngacmuar fansat e saj me fotot e nxehta me të brendshme. Këngëtarja dëshiron të ritheksojë edhe një herë rëndësinë e dashurisë për veten, duke specifikuar se si festa më romantike në botë mund të festohet shumë mirë edhe vetëm, duke dashur veten, edhe pse ajo me shumë mundësi do ta festojë 14 shkurtin me të dashurin.

Që prej dhjetorit të 2020 Rihanna është e fejuar me reperin Asap Rocky.

Të dy njihen prej gati 10 vitesh dhe janë ndarë dhe bashkuar shumë herë. Tani duket se e kanë seriozisht, sepse disa muaj më parë ai deklaroi se e fejuara e tij vlen ‘sa një milion femra të tjera’. Në fund të 2021, me rastin e nominimit të saj si heroinë kombëtare e Barbados, RIRI ngjalli dyshimet edhe për një shtatzëni të mundshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pra me pak fjalë mes të dyve gjithçka shkon shumë mirë, me darka romantike, festa në diskotekë dhe relaks në shtëpinë e tyre luksoze. Me fotot e fundit të publikuara në story Rihanna përgatitet për një San Valentin të zjarrtë. Fotot janë pjesë e koleksionit të saj Savage x Fenty.
Në një video social ylli tregon trupin e saj.’Eshtë koha për të veshur diçka seksi’, thuhet në video. ‘Sepse vetëm mund të festohet, por çift është më mirë’, shkruan ylli i muzikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb