Pak minuta na ndajnë nga sfida mes Uellsit dhe Danimarkës, ndeshje kjo, e vlefshme për 1/8-ën e “Euro 2020”.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë publikuar dhe formacionet zyrtare. Uellsianët që kanë ardhur nga vendi i dytë i Grupit A, me katër pikë të grumbulluara nga fitorja e Turqisë dhe barazimi ndaj Zvicrës do të synojnë për të mposhtur Danimarkën, për të siguruar kështu çerekfinalen.

Nga ana tjetër, skandinavët humbën dy ndeshjet e para, atë ndaj Finlandës dhe Belgjikës, por mposhtën thellë Rusinë dhe duan të vazhdojnë formën e lartë për të kaluar më tej.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të hedhin në fushë lojtarët më të mirë, për të shmangur çdo befasi.

Formacionet zyrtare:

Uellsi: Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Moore

Danimarka: Schmeichel; Maehle, Vestergaard, Kjaer, Christensen, Stryger; Hojbjerg, Delaney; Damsgaard, Dolberg, Braithëaite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb