Europa League rikthehet sot me ndeshjet e fundit të çerekfinaleve. Sot do të mësohen dhe 4 gjysmëfinalistet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në kontinent për klube.

Nga të gjitha sfidat, më e vendosura duket ajo mes Manchester United dhe Granadas. Anglezët morën një fitore 2-0 në Spanjë dhe tashmë luajnë të sigurt në ‘’Old Traford’’ teksa kualifikimi duket formalitet.

Arsenal nga ana tjetër ka një mision shumë të vështirë në Çeki përballë vendasve të Slavia Pragas. Topçinjtë e Londrës vijnë nga një barazim 1-1 në shtëpi dhe i duhet patjetër fitore ose barazim me më shumë gola që të presin biletën për në raundin tjetër.

Në sfidat e tjera Roma pret Ajaksin. Italianët janë të favorizuar falë fitores 1-2 në ndeshjen e vajtjet, por holandezët do të kërkojnë kualifikim. Villareal pret Dinamo Zagrebin i avantazhuar nga fitorja 0-1 në Kroaci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb