SLLOVAKI – Pas një pauze 8 mujore nga garat, për shkak të rikuperimit nga operacioni i gjurit , Majlinda Kelmendi sot u rikthye në garat e xhudos duke rrëmbyer medaljen e artë në Kupën Evropiane në Sllovaki.
Ajo dominoi me rezultat maksimum (IPPON) te tre garueset me te cilat pati ndeshje, duke rinisur kështu rrugën për Lojërat Olimpike, Rio 2016.
Në një konkurrencë të fortë prej 33 garuesve, Akil Gjakova në kategorinë 73 Kg u kurorëzua me medalje të bronztë pas 5 fitoreve dhe një humbje. Ai humbi në xhiron e dytë nga hungarezi Adam Stadler prandaj në ndeshjet përmirësuese u desh të fitonte edhe katër ndeshje të tjera për të arritur te medalja e bronztë.
Edhe garuesja tjetër Leutrime Krasniqi (57 Kg), sot u rikthye në gara pas 1 viti që nga rikuperimi i gjurit. Me dy fitore dhe dy humbje Leutrimja arriti deri në ndeshje për medalje të bronztë mirëpo nuk arriti ta kalonte francezen Posvite dhe u radhit në vendin e pestë. Për Akil Gjakoven dhe Leutrime Krasniqin kjo ishte një garë testuese para Kampionatit Evropian për Juniorë që do të mbahet në Austri me 18-20 tetor. Atyre do te ju bashkëngjitet edhe garuesja Distria Krasniqi.

(er.nu/ina/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: