TIRANE

Elsa Lila do të rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në ‘Festivalin e 61-të të Këngës’ në ‘Radio Televizionin Publik Shqiptar’ pas bujës që bëri arrestimi i saj në Itali.

Ajo do të konkurrojë me këngën e titulluar “Evita”. Vetë këngëtarja ka reaguar pak ditë para festivalit duke falenderuar fansat për mesazhet e shumta.

“Ju falenderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti me datë, 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve. #Fest61 po vjen!”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Pjesëmarrja e saj në këtë festival vjen pas 26-vitesh mungesë, kur në daljen e saj të fundit në skenën e këtij festivali, në vitin 1996, ajo u shpall fituese me këngën “Pyes Lotin”.

Kujtojmë vetëm pak muaj më parë, Elsa Lila pushtoi mediat italiane dhe vendase, teksa u njoftua arrestimi i saj, së bashku me një grup kriminal në Romë. Këngëtarja e njohur u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat. Avokati dhe njëherazi daja i saj, Sajmir Visha, tregoi asokohe se i gjithi ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: