Është 36 vjeç por mosha për C.Ronaldo është thjeshtë një numër. Rikthimi i tij në “Old Traford”, është një rikthim ëndrrash, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se kanë kaluar 12 vite, CR7 është po i njëjti. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” në vetëm tre ndeshje ka shënuar katër gola, por këto nuk janë statistikat e vetme mbresëlënëse.

Cr7
Cr7

Klubi i Man.United në faqen zyrtare ka bërë publike disa të dhëna shumë domethënëse. Në sfidën e fundit kundër West Ham, Ronaldo ishte lojtari më i shpejtë në fushë me 32,51 km/h, e të mendosh që behet fjalë për një 36-vjeçar.

Stadiumet
Stadiumet

Goli i shënuar në “Olympic Stadium” ka një tjetër domethënie të veçantë, Ronaldo e dërgoi në 66 numrin e stadiumeve në 5 ligat më të rëndësishme në europë, ku ka shënuar të paktën një gol duke thyer në këtë mënyrë rekordin që mbahej nga Zlatan Ibrahimovic.

Ronaldo
Ronaldo

Ashtu si tifozët edhe klubi i Man.United po shijon këtë rikthim të Ronaldos duke e përkufizuar portugezin me një fjalë, i jashtëzakonshëm.
(BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: