Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.

“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.

Më tej, Berisha është pyetur nëse kishte dilemë te fleta e votimit, duke u përgjigjur me batutë se “Tani ju jo që doni të nxirrni sekretet, por sekretet e sekreteve, e gjetët…”.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e tij të bërë pak ditë më parë, ku nk e përjashtonte një rikthim në krye të PD, Berisha tha:

“Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb