TIRANË

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj tha sot se të gjitha grantet nga Konferenca e Donatorëve për tërmetin janë angazhuar dhe në proces disbursimi.

Ai deklaroi se janë 3 kredi që janë negociuar dhe në negocim e sipër brenda gjithë kuadrit të konferencës së donatorëve dhe pjesa tjetër që është e pambuluar nga donatorët nga buxheti i shtetit.

“Janë angazhuar dhe në proces të disbursimit total të gjithë grantet nga 17 shkurti i 2020, pra nga Konferenca e Donatorëve. Janë të gjithë të firmosura me marrëveshje, të gjitha në proces pune. Nuk kemi asnjë kontratë të pafirmosur me donatorët dhe asnjë fond të paangazhuar me donatorët, që nga BE deri tek Abu Dhabi. Janë 3 kredi që janë negociuar dhe në negocim e sipër brenda gjithë kuadrit të konferencës së donatorëve dhe sigurisht që pjesa tjetër që është e pambuluar nga donatorët, ka shkuar dëmi i llogaritur gati 1.15 mld dhe donatorët grant kanë sjellë afërisht 300 mln euro. Pjesa tjetër sigurisht që është buxheti i shtetit ose kur merret me kredi që gjithsesi janë para të buxhetit të shtetit që do paguhen nga tatimpaguesit shqiptarë, kjo varet nga hapësira fiskale që kemi ne për borxh. Shpejtësia e procesit, transparenca e procesit, përgjigjja ndaj familjeve dhe qytetarëve ka qenë në kohën e duhur. Transparenca ka qenë e plotë në procesin e rindërtimit. Të gjitha punët publike në raport me programin e rindërtimit sa i përket llogarisë 300 mln nga donatorët janë bërë nga njësitë e zbatimit të tyre. Ndërsa me burimet e brendshme ka qenë FSHZH, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është caktuar Bashkia e Tiranës si njësi zbatuese”, deklaroi Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb