Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Tirana International Aeroport” ka dhuruar 1 milion euro për ringritjen e zonave të prekura nga tërmetet. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, shkruhet se TIA, në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, po bën maksimumin të lehtësojë operimet gjatë fluturimeve të avionëve të mëdhenj ushtarakë që vijnë në ndihmë te njerëzve të prekur nga tërmeti.

Gjithashtu, është ngritur Skuadra Vullnetare për Emergjencat nga stafi i TIA-s, që është në dispozicion të të gjitha kampeve ku ka nevojë për asistencë.
“TIA i ka dhuruar 1 milionë euro shtetit shqiptar duke iu bashkuar kontributeve financiare për ringritjen e të gjitha zonave të prekura. Besim e kurajo. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës”, thuhet më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb