Leao-Milan është kthyer një binom fitues, një dyshe ideale. Palët kanë shprehur dëshirën për të vijuar bashkëpunim, por në mes është një kontratë e cila përfundon në 2024. Paulo Maldini ishte i qartë kur u shpreh se “djalli” nuk ka ndërmend të lë të lirë lojtarët e tyre më të mirë, por në të njëjtën kohë është i vetëdijshëm se për të blinduar yllin portugez kërkohet një sakrificë e madhe ekonomike.

Sipas La Gazzetta dello Sport, për kontratën e re, vetëm për pagën e portugezit kërkohen 45-50 milionë euro në total. Në këtë shifër nuk përfshihet gjoba që Leao i detyrohet Sporting Lizbonës, e gjithë kosto e këtij operacioni shkon në total afro 65 milionë euro, sigurisht një shifër e lartë për të rinovuar.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në të njëjtën kohë presioni mbi Milan dhe lojtarin sa vjen e shtohet pasi klube të mëdha evropiane janë gati të paguajnë çdo faturë që nevojitet për Leao-n, mbi të gjitha Chelsea.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: