Ajo zbarkoi në Sydney me të dashurin e saj, regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi në fillim të këtij muaji.

Dhe sensacioni i muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora, sigurisht që po e shijon qëndrimin e qetë në Australi, teksa shkoi për të blerë ushqime në një veshje shumë interesante të hënën.

Rita i la pak vend imagjinatës, duke veshur një fustan të zi të tejdukshëm që ekspozonte të brendshmet e saj të zeza seksi në pjesën e poshthme, shkruan DailyMail.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ylli me prejardhje shqiptare, e cila fluturoi në Australi përpara xhirimeve të spektaklit “The Voice 2022”, kompletoi pamjen e saj me një palë sandale të zeza, syze dielli të mëdha dhe një maskë ngjyrë gri për fytyrën.

Duke zgjedhur rehatinë në vend të glamurit, Rita u shfaq pa makijazh dhe i kapi flokët e saj bionde në stilin bisht.

Këngëtarja u shoqërua nga motra e saj Elena Ora për ekspeditën e blerjeve dhe bëri çmos për t’u bashkuar me turmën ndërsa endej nëpër korridoret e supermarketeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb