Rita Ora do te jetë imazhi i kopertinën së revistës franceze L’Officiel, të muajit shkurt.

Këngëtarja shqiptare ndodhet në një periudhë shumë të suksesshme të karrierës së saj. Pas pjesëmarrjes në The Voice UK dhe nominimeve në Oscar dhe Brit, ajo ka nxjerrë në treg edhe videon e saj më të re.

Në faqet e revistës franceze Rita është shfaqur me një stil ë viteve 70-të.

Ajo ka postuar fotot në rrjetin e saj Instagram shoqëruar me komentin: “Faleminderit L’OFFICIEL Paris që më zgjodhët vajzë të ballinës për Shkurt! #70’sbaby @lofficielparis”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb