Rita Ora dukej e mahnitshme të shtunën (12 shkurt), teksa tregoi figurën e tonifikuar me një bluzë dhe një fund të ngjashëm teksa shikonte ‘Super Bowl’ në stadiumin SoFi në Kaliforni.

Këngëtarja, 31 vjeçe, ishte në formë të mirë teksa iu bashkua të dashurit Taika Waititi, 46 vjeç, në stadium për të parë Los Angeles Rams duke mposhtur Cincinnati Bengals 23-20 në një rikthim të çerekut të katërt në ‘Super Bowl LVI’.

Duke e shfrytëzuar sa më shumë kohën e saj në këtë event, Rita u dallua nga turma teksa pozoi në një veshje me stil, ndërsa dukjen e kombinoi me një mori unazash, gjerdanësh dhe rrathësh floriri.

Krijuesja e hitit “Anywhere” postoi edhe një foto me të dashurin e saj Taika, ku çifti u pa duke pozuar para kamerës dhe motrën e saj, Elena.

“Super Bowl 2022! Njerëzit e mirë dhe qyteti vendas fitoi!! Çfarë kohe!”, ishte mbishkrimi që Rita i bëri postimit.

Ndërkohë, regjisori i “Thor: Love and Thunder” postoi një ‘selfie’ duke u vështruar në kamerë, teksa shkruan krahas postimit të tij: “Kjo është më mirë”.

Theksojmë që Rita ka gati një vit që është në lidhje me aktorin dhe regjisorin e njohur.

Kohë më parë, Rita zbuloi se ngrirja e vezëve të saj ishte ‘gjëja më e mirë që ajo ka bërë ndonjëherë’ në një intervistë të sinqertë.

Këngëtarja i tha “The Independent” se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu shpërtheu për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: