SHBA- Që këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të ishte pjesë e filmit“Fifty Shades Of Grey”, i njëjti titull si triologjia e famshme, këtë gjë e dinim, por sot zbulojmë rolin që do ketë ajo në këtë film.  producentët e filmit bënë të ditur rolin e këngëtares në këtë film, që do të quhet Mia Grey, motra e Christian Grey (aktori kryesor).

 

Në disa fotografi të bëra publike janë prezantuar aktorët që do të interpretojnë përkrah protagonistëve kryesorë që janë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

 

Filmi ka të bëjë me tregimin e familjes adoptuese të Christian Grey, ndërsa Rita Ora do të jetë motra e Christianit. Edhe pse ky rol nuk është shumë i madh, do të shënoj një hap shumë të mirë në fillimin e karrierës kinematografike të këngëtares nga Kosova.

 

Filmi “Fifty Shades Of Grey” do të shfaqët në kinematë botërore për herë të parë në vitin 2015 përkatësisht në ditën e të dashuruarve Shën Valentinin. Në linkun më poshtë mund ta ndiqni trillerin e filmit “Fifty Shades Of Grey”.

(ma.ar/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: