Robert Aliaj Dragot, midis Blegjikës dhe Shqipërisë padyshim është një nga personazhet më të komentuar në vendin tonë. Stili i tij i veçantë dhe mënyra e tij e lirshme e komunikimit shpesh herë e kanë vendosur Robertin në qendër të thashethemeve.

I ftuar në emisionin “Fit Station” me gazetaren Cenkuela Hasa, Roberti foli për të rinjtë, familjen dhe se si ja ka dalë të qëndrojë në një “rini të përjestshme”.

“ Unë ushqehem shumë mirë. Mundohem të ha dy herë në ditë dhe eci shumë dhe eci me ritëm. Por edhe seksi është një fitness shumë i mirë, mosha nuk ekziston fare. Unë njoh të rinj që janë pensionista, janë angazhimet ato që të bëjnë ty dhe jetën tëndë jo mosha”- u shpreh Roberti

I pyetur për familjen dhe vajzën e tij Gala e cila fitoi vendin e parë në Belgjikë në një konkurs muzike, Aliaj u shpreh se është shumë bukur duke shtuar se mundohet dhe kujdeset që Gala të jetë me këmbë në tokë duke mos u ndikuar nga fama.

Robert Aliaj është një emër që jo pak herë drejton kritika në emër të politikanëve shqiptarë, të cilat nuk munguan as këtë here ku sipas tij Tirana është në një gjendje “katastrofike” dhe njerëzit duhet të ndryshojnë dhe të mendohen mirë për votën e tyre.

I pyetur nësë do të angazhoheshe në politkë nësë do të merrte një propozim në Shqipëri ai u shpreh me përgjigje negative.

“Nuk besoj se do ta bëj këtë gjë pasi nuk jam personi duhur, nuk mund të përfshihem në një politkë ku nuk ka asnjë shpresë, nuk shoh unë këtu të ndryshoj gjë, nuk ka alternativa” – u shpreh artisti Robert Aliaj Dragot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: